Detajet e Policisë: Autobusi në Krujë mori flakë në ecje

May 27, 2016 | 12:26
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka bërë me dije detajet paraprake nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në qendër të Krujës, ku një autobus me pasagjer brenda mori flakë dhe për pasojë një grua ka humbur jetën.

zjarr2

Mësohet se ajo ka mbetur brenda në autobus dhe aty është shkrumbuar nga zjarri që pëfshiu autobusin,

Të gjithë personat kanë qenë përfaqësues të një kishe nga Vlora.

10 prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Autobuzi ka marrë flakë kur ka qenë në ecje e sipër, fillimisht në motorin e tij dhe më pas i gjithë autobuzi, thanë burimet zyrtare.

Informacioni paraprak nga policia:

Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qëndër të qytetit të Krujës, autobuzi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë.

Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër.

Si dhe 12 persona janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autobuzi ka marë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura