Detajet e operacionit “Dexter”, rivaliteti i mafias shqiptare me kalabrezët

Apr 28, 2016 | 18:38
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje për operacionin e një dite më parë të policisë italiane në bashkëpunim me atë shqiptare, koduar ”Dexter”, që vuri në pranga 31 personave, 10 prej të cilëve shqiptarë.

Të arrestuarit ishin anëtarë të një bande që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës.

policia-655x356

Zëvendës prokurori Marcello Musso ka deklaruar se shqiptarët ishin në konkurencë me mafian kalabreze dhe rival me të.

“Trafikantët e drogës nuk i pëlqenin furnizuesit kalabrez. “Pse ta blejmë kokainë prej tyre, mendonin ata, në qoftë se mund të “shtrydhim” më shumë fitim, duke e blerë atë direkt në Holandë dhe Belgjikë, në veçanti në Holandë, me një çmim më të ulët dhe cilësi më të lartë?”.

Të dy grupet kriminale ishin organizuar duke përdorur portin e Roterdamit si bazë të logjistikës së tyre për ruajtjen dhe besimin e transportit të drogës për shoferët që e dërgonin atë në qytete të ndryshme italiane.

Në të gjithë organizimin e bandës, shqiptarët zinin një vend më të rëndësishëm: ishin ata koordinuesit që bënin blerjen dhe caktonin furnizuesit.

Italianët në anën tjetër, përveç transportit të kokainës, importonin hashash nga Maroku, i cili më pas shitej në Milano, Monza, Bergamo, Brescia, Varese, Como dhe Sirakuzë.

Burimi: Ilgiornale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura