Detajet e masakrës për xhelozi/ Si e vrau burri gruan në vaskë

Jun 21, 2016 | 8:38
SHPËRNDAJE

Krim i rëndë brenda familjes mëngjesin e djeshëm në Korçë, ku burri 35-vjeçar masakroi me thikë bashkëshorten 29 vjeçe, dhe më pas vrau edhe veten, duke lënë pas një fëmijë jetime, 6 vjeçe, duket se ka qenë i parapërgatitur nga autori.

Cifti Xhiko me vajzen
Cifti Xhiko me vajzen

Paraprakisht policia dyshon se mes çiftit nuk ka pasur debat së paku para se të ndodhte ngjarja, pasi vetë skema e krimit duket si një parapërgatitje nga ana e autorit.

“Panorama” shkruan sot se ai ka pritur që gruaja e tij të zhvishej dhe të futej në tualet, ku kishte mbushur vaskën me ujë.

Pikërisht në momentin kur 29-vjeçarja është futur në vaskë, ai ka marrë një thikë të madhe (kamë) duke e goditur atë disa herë në qafë dhe kokë. Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe për rrjedhojë është gjetur pa jetë në vaskën e mbuluar nga uji dhe gjaku.

Pas krimit, në një gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Mikel Xhiko ka qëlluar me të njëjtën armë të ftohtë edhe veten në bark. Ngjarja është zbuluar disa momente më vonë kur policia ka behur para derës së banesës.

Ka qenë një fqinje që ka dëgjuar ulërimat për ndihmë të gruas, e cila në momentet e fundit të jetës ka nxjerrë zë me aq sa fuqi ka pasur.

Britmat e gruas kanë alarmuar fqinjën, e cila ka telefonuar menjëherë sallën operative duke sinjalizuar se diçka e rëndë mund të kishte ndodhur në pallatin e saj.

DHORJELA ÇULE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura