DETAJET/ Ç’ndodhi në 3 orë gjyq ndaj Moisi Habilajt, sapo hyri në sallë ai …

Jun 1, 2018 | 18:40
SHPËRNDAJE

Banda e Moisi Habilajt, e përbërë nga 14 persona të arrestuar dhe të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, doli dje përpara Gjykatës së Katanias për seancën e parë gjyqësore.

1527784105_moisihabilaj2

Mediat italiane japin detaje nga seanca e djeshme, ne te cilen thuhet se kishte te aferm te Habiljat, te pranishem ne gjyq.

“Me fytyre dukshem me te hequr, me nje polo te modes dhe shumë puthje me dore drejtuar të afërmve që mbushën dje sallën e gjyqit, Moisi Habilaj u paraqit dje për të marrë pjesë në seancën e parë paraprake të gjykimit ne ngarkim te tij”- shkruan media italiane.

Së bashku me Habilajn edhe Maridian Sulaj dhe Antonino Riela. Të pandehurit e tjerë ishin të përzier në audiencë, përfshirë Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca.

Moisi Habilaj dhe grupi i tij kërkoi gjykim të shkurtuar para trupit gjykues, duke pranuar në një farë mënyrë fajësinë dhe duke mos kërkuar hetime të mëtejshme. Seanca gjyqësore nisi herët në mëngjes dhe zgjati rreth 3 orë. Vetëm njëri nga 14 të arrestuarit nuk pranoi gjykim të shkurtuar, por kërkoi gjykim normal.

Kjo do të thotë se, nëse shpallen fajtorë, Moisi Habilaj dhe Meridian Sulaj do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3. Pjesë e grupit janë edhe shqiptari Fatmir Minaj, italiani Antonio Riela dhe Angelo Buzaka. Pjesë e këtij gjykimi do të jetë Nezar Seiti, i cili do të gjykohet veçmas, pasi roli i tij nis në fund të aktivitetit të Moisi Habilajt, pra, pas vitit 2015. Kujtojmë se dy ditë më parë, dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, ishin në Itali për çështjen “Tahiri”.

Burimet thonë se Hajdarmataj dhe Mara kanë marrë në pyetje Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Moisi Habilajn. I pari u ekstradua pas shumë polemikash në janar të këtij viti, edhe pse procedohej në Shqipëri, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në Katania. Lëvizja e prokurorëve shqiptarë për të shkuar në Itali erdhi menjëherë pas goditjes që morën në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi që të lirojë nga arresti i shtëpisë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonte arrest me burg për Tahirin, ndërsa Shkalla e Parë vendosi vetëm arrest shtëpie, përpara se Apeli ta shfuqizonte atë. Prej dy ditësh, prokurorët e Krimeve të Rënda janë duke mbledhur prova për Tahirin në Katania. Burimet thonë se ata janë përqendruar më së shumti te bizhuteritë e përmendura në përgjimet e Katanias nga Moisi Habilaj, se do t’i blinte për të afërmit e Tahirit dhe për blerjen e një kostumi “Hugo Boss” në Milano me porosi të Tahirit.

Deri më tani, dy letërporositë në lidhje me blerësit nuk kanë sjellë ndonjë gjë në dritë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata presin edhe përgjigjen për certifikatat që lëshohen për produktet e shtrenjta si nga dyqani “Hugo Boss”, ashtu edhe nga argjendaria. Prokurorët e Krimeve të Rënda janë të bindur se këto certifikata do të nxjerrin edhe emrat, qoftë të porositësve apo edhe të blerësve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura