Detajet/ Çfarë u gjet në banesën ku nënë e bijë i dhanë fund jetës, komunikimi i fundit me Policinë: S’na ndihmoni dot, nuk dalim se kemi frikë nga…

Jul 3, 2020 | 10:17
SHPËRNDAJE

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat kishte pasur një komunikim me Policinë pak kohë më parë pasi të afërmit kishin ndjerë shqetësim se nuk po komunikonin dot me to.

Zhaneta ishte shkëputur nga jeta sociale, puna prej disa muajsh. Ndërsa të afërmit kanë thënë se me 33-vjeçaren, Anisa, e cila u gjet e pajetë, nuk kishin komunikuar që prej fundit të janarit.

Policia i kishte shkuar në banesë gruas me dy vajza dhe kishte komunikuar me Zhanetën e i kishin thënë çfarë problemi kishte, tha gazetarja e News24.

Por ajo u ishte përgjigjur se izolimi kishte qenë zgjidhje personale, pasi ndihen të rrezikuar nga koronavirusi dhe kishin probleme të tjera por asnjë shqetësim tjetër pr të cilin mund të ndërhyjë policia.

Në banesën e tyre grupi hetimor ka gjetur materiale të ndryshme jo vetëm libra fetarë por dhe fletore shënimi ku pjesëtarët e familjes tregonin besimin dhe detyrimet që kishin marrë përsipër.

Vajza tjetër e familjes, Blerta që e gjetën në momentet e fundit të jetës dhe i dhanë ndihmë duke e sjellë në jetë, u tha policëve: Ju nuik e keni idenë se sa sakrifica bëjmë ne për të arritur ringjalljen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura