DETAJET/ Bako Buzheri gëlltiti drogën dhe qëlloi me grushte policin (FOTO)

May 4, 2016 | 17:24
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të tjera nga arrestimi i trafikantit Bako Buzheri dhe një shtetasi tjetër, Tahir Brahimi 30 vjeç, ditën e sotme në sheshin “Karl Topia” në Tiranë.

Buzheri
Bako Buzheri

Sipas Policisë, ajo kishte marrë informacion se në sheshin e “Zogut të Zi” po lëvizte Bako Buzheri nga Lazarati, i cili ishte në kërkim.

Policia organizoi menjëherë forcat e saj dhe e ndaloi 31-vjeçarin, që ishte i shoqëruar nga Tahir Brahimi.

Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues Policor,  shtetasi i për të cilin ishte marrë informacion në rrugë operative,  Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqëruar me një shtetas tjetër  Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe  goditur  me grusht punonjësit e policisë.

Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë  qitje në ajër me armën e zjarrit duke  thirrur “Policia Kriminale, Mos Lëvizni”.

Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve,  Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike “kanabis sativa, dhe e ka gëlltitur.

Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë  një pjesë të kësaj lënde narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia  gjeti dhe sekuestroi  një numër i konsiderueshëm fara të dyshuara si narkotike.

Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i  dënuar  më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për vënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata  e Lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura