Detajet/ Babai që vrau vajzën, rrihte familjarët sa herë që pinte

Feb 1, 2016 | 18:37
SHPËRNDAJE

Elidona Ibraj, 16 vjeçe ishte më e vogla e fëmijëve të familjes Ibraj, që mbeti viktimë e dhunës së babait të saj mbrëmjen e së dielës.

Ky i fundit duket se ishte bërë tmerri i familjarëve të tij, e megjithatë ata asnjëherë nuk kishin marrë guximin që ta denonconin.

Viktima Elidona Ibraj
Viktima Elidona Ibraj

Teksa ende nuk ka një motiv të saktë për ngjarjen, burimet thanë për “Panorama” se autori sillej dhunshëm gjithmonë në shtëpi.

Ai nuk kishte punuar kurrë në jetën e tij, vetëm pinte dhe rrihte familjarët.

Viktima ishte nxënëse në klasën e 10-ë tek shkolla Don Bosko.

Dje, para se të ndodhte ngjarja ajo kishte qenë tek kisha në Don Bosko sepse kishte një festë. Mësohet se e mitura shkonte shpesh në kishë dhe ndihmonte priftin e murgeshat kur bëheshin meshat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura