DETAJET/ Atentati në Vlorë, autorët i zunë pritë të plagosurit te hyrja e pallatit

May 23, 2016 | 0:04
SHPËRNDAJE

Detaje të reja zbulohen nga atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia saktësoi fillimisht se i plagosur ka mbetur shtetasi A. S. 39 vjeç, banues në Vlorë.

“Panorama.al” mësoi se emri i tij është Armando Sulejmani dhe zbardh dinamikën e atentatit.

Mësohet se kanë qenë dy persona me armë dhe me maska që e kanë pritur Sulejmanin në hyrje të pallatit ku ai banonte në lagjen “Pavarësia”.

ilustruese
ilustruese

Në momentin që i riu po dilte nga banesa, ata kanë qëlluar mbi 39-vjeçarin duke e plagosur, jo duke e vrarë.

Në këtë moment, ai është munduar të fshihet në pallat dhe është ngjitur në katin e tretë të tij.

“Panorama.al” mëson se edhe i plagosuri ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar mbi atentatorët të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Q.B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura