Detajet/ Atentati ndaj Presidentit të Kamzës, ja si u vendos tritoli në mjetin e tij

Aug 22, 2017 | 9:24
SHPËRNDAJE

UPDATE/ “Panorama” zbardh detaje nga atentati me eksploziv ndaj Presidentit të Kamzës, Naim Qari. Kështu, mësohet se mjeti tip “Hummer” ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së Qarit, në Bathore.

 

Qarri1

Atentatorët kanë thyer xhami përpara të automjetit dhe e kanë vendosur eksplozivin në sediljen e pasagjerit.

Më pas ata janë larguar dhe eksplozivi ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të ditës së sotme.

Qari e ka mohuar për “Panoramën” që mjeti të jetë i tiji, ndërkohë Policia thotë se mjeti është i Qarit.

shperthimi-Kamez

Pamje nga vendi i ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISE

ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura