DETAJET/ Arben Frroku rrezikon që të mos ekstradohet në Shqipëri

Jul 7, 2016 | 15:57
SHPËRNDAJE

Gazeta holandeze “Telegraaf” i ka kushtuar një shkrim Arben Frrokut, i cili prej më shumë se dy muajsh qëndron i arrestuar dhe në pritje të ekstradimit. Gazeta e cilëson Frrokun si anëtar të spikatur të Partisë Kristiandemokrate dhe me një të kaluar kriminale.

Arben Frroku, i akuzuar per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i cili eshte lene i lire pasi eshte shpallur i pafajshem. /r/n/r/nArben Frroku, accused of killing Dritan Lamaj commissioner, during a hearing at the Court of Serious Crimes, where is declared innocent.
Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda

Shqiptari u arrestua në një aeroport të Holandës më 9 maj. Frroku rezulton i dënuar për vrasje dhe cilësohet një kryemafioz.

Arben Frroku ka kundërshtuar ekstradimin e tij për në Shqipëri ndërsa shteti shqiptar ka dorëzuar dosjen e tij në Hagë.

Pas zhdukjes, Frroku u arrestua me urdhër ndërkombëtar arresti. Ai u kap në Schiphol me pasaportë greke të falsifikuar me emrin Renato Çepa.

Prej 9 majit, Frroku mbahet në paraburgim. Sipas “Telegraaf”, Frroku pavarësisht se Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, do të dënohet dhe të vuaj dënimin në Holandë.

Gjithashtu, shteti holandez refuzon që të kryejë ekstradimin e personave që nuk e kanë jetën e garantuar dhe këtë gjë duhet se po shfrytëzon Frroku për të kundërshtuar ekstradimin.

Në raste të mëparshme, gjykatësit në Holandë kanë vendosur të mos miratojnë ekstradimin për shkak të korrupsionit dhe gjakmarrjes që ekziston në Shqipëri.

Frroku zgjodhi të fshhej në Holandë me një identitet të rremë siç bëjnë shumë kriminelë të tjerë nga Italia apo Britania, shkruan gazeta.

“Telegraaf”, thekson se se veçse bëjnë një jetë të fshehtë në Holandë ata vazhdojnë edhe aktivitetin e tyre kriminal gjatë qëndrimit atje.

Faqja online e gazetës "Telegraaf"
Faqja online e gazetës “Telegraaf”

Më 24 shkurt të vitit 2013, kryekomisari i Policisë Dritan Lamaj, 41 vjeç, u vra me kallashnikov ndërsa ndodhej në makinën e tij Lancia. 41-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Autorët e larguan me një makinë BMW të blindurar, automjet në të cilin u gjetën shenjat e gishtërinjve dhe fije floku të biznesmenit Arben Frroku. Vrasja e kryekomisarit në Tiranë ishte treta e një zyrtari të Policisë në tetë muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura