Detaje/E vërteta e ndalimit të Ndocajt në Durrës dhe nisja e tij drejt Italisë

Oct 11, 2017 | 13:05
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ndalimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj nga policia kufitare në Durrës. “Panorama” mëson se Ndocaj është ndalur një ditë më parë pasi është kallëzuar nga një shtetas italian se i ka vjedhur një shumë prej 78 mijë euro.

Por nga ana e tij ish-deputeti me anë të një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se po udhëton drejt Italisë, dhe se lidhur me ngjarjen në fjalë do të japë sqarime të mëtejshme avokati i tij në Shqipëri. Ai pretendon se nuk është ndalur dhe se po vijon udhëtimin.  Ndërkohë, të njëjtat burime për “Panorama”, bëjnë të ditur se Ndocaj nuk është lejuar të udhëtojë dje drejt Italisë, dhe se ai është nisur sot për në shtetin fqinj.

Ndërsa Policia e Durrësit nuk është vënë në dijeni për ndalimin e Ndacajt në portin e Durrësit, pavarësisht se duhet të ishte njoftuar nga Policia Kufitare nëse do të kishte një masë të tillë për ish-deputetin.

“Nuk kemi asnjë informacion apo dijeni mbi kryerjen e ndonjë veprimi për shtetasin Eduard Ndocaj. Policia Kufitare nuk na ka dhënë asnjë informacion zyrtar në formën e komunikatës së shtypit apo të na ketë vënë në dijeni në lidhje me arrestimin apo ndonjë veprim ndaj shtetasit Eduard Ndocaj. Policia Kufitare, e cila është komisariat më vetë nëse ka kryer ndonjë veprim, ia ka kaluar direkt Drejtorisë së Shtetit, dhe Policia e Durrësit nuk është në dijeni të ndonjë veprimi të kryer nga ajo. Policia Kufitare e ka detyrë ligjore që t’ja kalojë informacionin zyrtar zëdhënëses së Policisë së Qarkut të Durrësit për veprime që kryen gjatë 24 orëve për t’u paraqitur në komunikatën e Drejtorisë së Policisë Vendore. Policia e Durrësit është njohur me rastin nëpërmjet medias.”, thuhet në reagimin e Policisë së Durrësit për ‘BalkanWeb.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Ndalohet në Durrës ish- deputeti, mashtroi një italian duke i marrë 78 mijë euro

Policia e Durrësit ka ndaluar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj.  I njohur si ‘kaubojsi’ ish-deputeti është kallëzuar nga një shtetas italian se i ka vjedhur një shumë 78 mijë euro.

ndocaj1555

Ndocaj gjithashtu i ka premtuar italianit një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri, bëjnë me dije burime për “Panorama”.

Njoftimi paraprak

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura