DETAJE/Atentati në Shkodër, si u gjet i vrarë me tre plumba Angjelin Shkami

Dec 17, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Angjelin Shkami.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes e ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Trupi

 

Informacion paraprak

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura