Detaje të reja si u vra Alban Semaku/ Ish-anëtari i bandës së Lushnjës u qëllua 4 herë me pistoletë! Prokurorët kthehen sërish në vendin e ngjarjes

Oct 17, 2021 | 22:40
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 38-vjeçarit Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë në Peqin, pranë lumit Shkumbin.

alban semaku-vrasje-banda e lushnjesBurime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për “Panorama.al” se në trupin e viktimës janë gjetur katër predha, një në kokë dhe 3 në shpinë.

Po ashtu, mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9mm.

Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e krimit.

E shkuara kriminale

Alban Semaku ishte anetar i bandes se Lushnjes dhe deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Sipas policise, në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura