Detaje të reja nga vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër. Viktima dhe autori merreshin edhe me…

| 18:07
SHPËRNDAJE
 

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes me sende të forta një ditë më parë të shtetasit Gëzim Saraçi, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër.

mihal thimjo gjirokaster vrasja

Për ngjarjen, ka përfunduar në pranga 31 vjeçari Mihal Thimjo.

Viktima dhe autorit, të njohur midis tyre ishin edhe kërkues floriri.

Burimet për “Panorama”, pohojnë se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur flori, ndërsa gërmonin edhe në varre.

Dëshmia e autorit dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionalizmi duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtarinë e jashtëligjshme që ata kryenin.

Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.