Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kombinat/ Nëna dhe dy vajzat besimtare të një sekti fetar, i dhanë fund jetës pasi besonin tek…

Jul 2, 2020 | 20:59
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja  e rëndë në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet rëndë në spital.

Mësohet se dhe të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, ishin besimtare të një sekti fetar, dëshmitare të jehovait.

kombinat-vetflijimi-nene e bije copy

Dyshohet se ata e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Në trupin e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që ata të jenë vetëvrarë nga konsumimi i helmit.

Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

kombinat-veteflijimi nene e bije1 copy

Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura