Detaje të reja nga krimi makabër në Paris/ Autori i pyeti nxënësit për mësuesin dhe shkoi i preu kokën. Postoi edhe foto në Twitter, por u fshi sepse…

Oct 17, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Paris, ku iu pre koka një mësuesi histori, në periferi të qytetit.

e rende

Detajet i ka zbuluar Prokurori i antiterrorizmit Jean-François Ricard. Mësohet se autori i krimit makabër është një person i lindur në Rusi dhe ishte banor i ligjshëm i Francës, si refugjat.

Mësohet se ai iu afrua studentëve dhe u kërkoi atyre të tregonin se kush ishte mësuesi 47-vjeçar, Samuel Pati.

Ajo që është e pashpjegueshme, është fakti se autori i krimit pas vrasjes e postoi viktimën në Tëitter duke e shoqëruar me një mesazh që pranonte autorësinë e ngjarjes.

Disa minuta më vonë, policia e qëlloi dhe e vrau atë në periferi të Conflan Saint-Honorine.

Postimi u hoq shpejt nga Tëitter, i cili tha se e kishte pezulluar llogarinë sepse shkelte politikën e kompanisë.

Ajo që shkroi autori në Twitter

“Në emër të Allahut, Mëshirëbërësit, drejtuar (Presidentit Emanuel) Macron, udhëheqësit të pabesëve, unë ekzekutova një nga zagët tuaj i cili guxoi të nënvlerësonte (Profetin) Muhamedin”.

Në fillim të këtij muaji, Patti u tregoi studentëve të tij skica të Profetit Muhamed si pjesë e kursit të tij të Edukimit të Qytetarisë mbi lirinë e shprehjes, duke zemëruar një numër prindërish myslimanë, të cilët e konsiderojnë përshkrimin e Profetit një blasfemi.

Autori i krimit jetonte në qytetin Evre, në veriperëndim të Parisit dhe nuk ishte i njohur nga shërbimet sekrete, tha Ricard në konferencën për shtyp.

9 persona në paraburgim

Prokurori i anti-terrorizmit konfirmoi se policia ka ndaluar 9 persona si të dyshuar në sulm. Mes katër të afërmve të autorit të krimit, njëri prej të cilëve është i mitur.

Pesë të tjerë u arrestuan brenda natës, duke përfshirë dy prindër të studentëve në shkollën e mesme Boa d’Oln ku punonte mësuesi.

Një javë më parë, një burrë i cili tha se vajza e tij ishte në klasën e Patti postoi një video në mediat sociale në të cilën ai e përshkroi mësuesin si një endacak dhe u bëri thirrje të tjerëve. “për të bashkuar forcat dhe për të thënë “ndalo, mos i prek fëmijët tanë”.

Mbetet e panjohur nëse prindi është mes të arrestuarve dhe nëse autori i krimit e kishte parë videon specifike.

Prokurori i antiterrorizmit gjithashtu konfirmoi se shkolla kishte marrë kërcënime para sulmit, se autori i krimit ishte duke jetuar legalisht në Francë dhe kishte statusin e refugjatit dhe se viktima kishte paraqitur një ankesë me shkrim për shpifje kur shkolla kishte marrë kërcënime për sjellje të keqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura