Detaje të reja nga kapja e 1.3 ton kokainë, droga u shkarkua në Itali. Kamioni i mbushur me banane kaloi edhe nga Shqipëria (FOTO)

Feb 19, 2020 | 20:53
SHPËRNDAJE

Një megaoperacion policior është realizuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në koordinim me Policinë Italiane dhe DEA Amerikane, në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

kokaine 5

Sipas burimeve jo zyrtare “21 TV”, policia italiane kishte arritur të identifikonte kokainën në kamionin e mbushur me banane dhe e kishte zbrazur atë.

Policia italiane kishte lënë në kontenier vetëm një pako dhe nuk ishte hedhur në aksion vetëm për të mësuar destinacionin final të kokainës.

Bëhet e ditur se kamioni me kokainë ishte nisur nga Kolumbia, ka kaluar në Itali, më pas në Bar të Malit të Zi. Pastaj kanë kaluar në Hanin e Hotit në Shkodër dhe më pas janë future në Maqedoni përmes Qafë Thanës. Destinacioni final i saj ishte Koper, Slloveni.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

kokaine

kokaine kokaine 7 kokaine 3 kokaine 4 kokaine 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura