Detaje të reja nga dëmtimi i Lukakut, sulmuesi belg humbet edhe…

Sep 12, 2022 | 13:06
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Duket se problemet e dëmtimit për Romelu Lukakun vazhdojnë ende, me sulmuesin 29-vjeçar që kështu humbet edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve me Belgjikën.

lukaku

Siç raporton “Corriere dello Sport”, belgu do të fillojë stërvitjen këtë javë, për t’u rikuperuar për sfidat e tetorit dhe të mos rrezikojë një tjetër dëmtim të mundshëm që do ta linte jashtë Botërorit të Katarit.

Lukaku thuhet se ka rënë dakord me trajnerin e “Djajve të Kuq” të Europës, Roberto Martinez, për ta lënë pushim 29-vjeçarin, në mënyrë që të jetë gati për Interin dhe Belgjikën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura