Detaje të reja nga atentati me dy të vrarë/ Autorët qëlluan me breshëri ndaj makinës në ecje, mjeti ku ndodheshin viktimat përfundon në kanal

Aug 18, 2022 | 10:31
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, ku dy persona janë vrarë më armë zjarri, ndërsa dyshohet edhe për një person të plagosur.

Korrespondenti i Panorama raporton se ndaj automjetit ku ndodheshin dy viktimat është qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur dy personat.

Sapo është qëlluar, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, pak në rrugën e vjetër të Novoselës është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë e autorëve. Një taktikë kjo e ndjekur për vrasjet.

Policia dhe një ambulancë shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e atentatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura