DETAJE/ Sulmi me armë në Rusi, katër viktimat janë gra. Agresori u ndihmua nga një…

Feb 18, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Update/ Të tjera detaje janë zbuluar nga sulmi me armë i ndodhur para 1 ore në qytetin e Kizlyer në Republikën Domenikane.

Të katrër personat e qëlluar me armë nga agresori janë gra raporton RussiaToday.

Njerëzit festonin fundin e festivalit rus të Maslenitsa, që shënon fillimin e Kreshmës për të krishterët ortodoksë në Rusi.

5a8994769c859_shooting1copy (1)

Një dëshmitare okular, tha se  ngjarja ndodhi pikërisht përpara një kishe të krishterë.

“Kishte shumë njerëz aty, nëna me fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar. Unë besoj se Perëndia na shpëtoi, duke mos lejuar që ky njeri të hyjë brenda kishës “, tha dëshmitarja. Ajo shtoi se agresori u vra ndërsa po përpiqej të ikte nga skena.

Të katër viktimat ishin të gjitha grat të cilat po largoheshin nga kisha. RT gjithashtu shkruan se sipas një burim duke thënë se njeriu i armatosur kishte një bashkëpunëtor një femër që iku para fillimit të shtënave.

Sulm me armë në Rusi, katër të vrarë dhe katër të plagosur

Katër të vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i ngjarje të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Dagestan të Rusisë.

5a899053dda4c8f0328b45a3

Sipas Sputnik, atentatori ka gjuajtur mbi turmën e njerëzve në qytetin Kizlyar, në republikën e Dagestanit, kur ata po ktheheshin nga një shërbesë kishtare të festës popullore ruse.

Mësohet se autori është vrarë nga forcat e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura