Detaje rrëqethëse nga vdekja e trinjakëve pas lojës me shkrepëse

Sep 21, 2017 | 8:34
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dalin detaje të reja nga tragjedia në Rromanat ku humbën jetën 3 të miturit e seksit mashkull, trinjakë. Sipas burimeve, fëmijët ishin në një dhomë të izoluar me dritare me hekura duke luajtur, teksa nëna e tyre kishte shkuar për të marrë 2 vajzat e tjera më të mëdha nga shkolla.

shtepia-romanart

Mësohet se zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse, të cilën e kanë ndezur dhe kaq ka mjaftuar që zjarri i cili ka përfshirë fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private.

Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gazmend Koçit.

Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali.

Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura.

Në vendgjarje kanë shkuar ekspertët kriminalist që do të përcaktojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

romanat4

Tragjike në familjen durrsake, zjarri u merr jetën trinjakëve të mitur

Një ngjarje rrëqethëse raportohet nga Policia e Durrësit e cila nuk ka shumë që ka ndodhur. Sot pasdite një banesë në Rromanat eshte perfshire nga flaket, i cili u ka marre jeten 3 femijeve te mitur qe ndodheshin brenda ne banese.

Sipas Policisë, e ëma e fëmijëve kishte dalë jashtë banese dhe kur është kthyer ka parë që shtëpia ka marrë flakë.

Informacion paraprak nga Policia e Durresit:

Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.

Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura