DETAJE/ Po ecnin me 120 km/h, e panë që po ndiqeshin, kur u qëlluan…makina shoshë nga njëra anë. Ku ishte ulur ‘i forti’ i Shijakut

Nov 2, 2019 | 9:17
SHPËRNDAJE

Atentati-ndaj-Arjan-Ndojit

Një prokuror, një ish polic dhe “i forti” i Shijakut mbetën të plagosur rëndë në një atentat, objektiv i të cilit mund të kenë qenë të tre.

Në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, mjeti me të cilin udhëtonin, është qëlluar me armë zjarri nga disa persona që po lëviznin paralel me ta në të njëjtin sens. Pas breshërisë së tetë plumbave, makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private.

Në pjesën e mbrapme të makinës ka qenë i ulur Landi Muharremi, i cili ka një njohje të hershme me prokurorin Arjan Ndoj.

Pjesa më e madhe e plumbave janëe qitur në pjesën e mbrapme të mjetit dhe në krahun që ndodhej prokurori, ndërsa në pjesën e majtë mjeti është thuajse i paprekur nga plumbat, përvec dëmtimeve që ka marrë nga dalja nga rruga, tha gazetarja e News, Klodiana Lala.

Screenshot_19

Shoferi rezulton se ka qenë me shpetjësi 120 km në orë. Por, kur atentatorët kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit shpejtësia është shtuar ndjeshëm.

Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se autorët janë pikasur nga të plagosurit, por ata kanë vepruar shumë shpejt dhe për pasojë nuk mundën të shmangnin breshërinë e plumbave që u derdhën mbi ta. Mësohet se autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me një makinë tip “Benz”, pasi qëlluan në drejtim të makinës së prokurorit, u nisën drejt Tiranës. Sipas burimeve, ata në Sukth kanë dalë në rrugë dytësore për t’iu shmangur ndonjë postblloku të Policisë.

Mësohet se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim të gjithë itinerarin e Ndojës dhe në momentin që u afrua pranë Mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan me breshëri automatiku.

Mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin nisur në drejtim të Sukthit, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij, duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

487545

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura