Detaje nga vrasja në Sarandë/ Kamarieri mori në kuzhinën e hotelit thikën dhe qëlloi në zemër 41-vjeçarin. Nga konflikti verbal e grushtet… Si ndodhi ngjarja

Aug 18, 2022 | 9:42
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e djeshmë në Sarandë ku pas goditjes me thikë në zemër, mbeti i vdekur 41-vjecari Klodian Bakiaj. Mësohet se ky i fundit ka tentuar të parkoje mjetin përballë një hoteli ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjec.

Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18 vjecari, verbalisht e me pas fizikisht me grushte.

24 vjecari pas ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marre një thike duke shkuar e goditur ne zemër 41 vjecarin.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë tek hoteli ne pronësi të burrit të vajzës se dajës se tyre. Pas krimit ata mësohet se kane zbritur ne një ngushtice poshtë hoteli dhe janë strehuar ne një bodrum. Ne Komisariat ata kane shprehur pendese për ngjarjen e rende.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 18:30 kur në lagjen Nr.1 të qytetit, shtetasi Klodian Bakia është përfshirë në një konflikt me një 24- vjeçar, banues në Laç, por kamerier në qytetin e Sarandës gjatë sezonit veror.

Sherri ka nisur kur 41-vjeçari ka parkuar automjetin e tij para lokalit ku punonte i riu nga Laçi. Në konflikt e sipër për atë që lidhje me parkingun, i riu Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë për në spitalin e qytetit, Bakia nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. I riu njihej si djalë i sjellshëm në zonë dhe pa probleme.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç. Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, sqaroi Policia.

Disa orë pas ngjarjes, policia lokale ka prangosur 24-vjeçarin Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Në pranga ka përfunduar edhe një bashkëpunëtor i të riut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura