Detaje nga vrasja e Sabrina Bengajt/ I shtohet një tjetër akuzë, autori shkeli lirinë me kusht! U largua në Greqi, flet i ati: Nuk e pengonte njeri

Sep 14, 2021 | 13:11
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Fier nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj. Ky i fundit rezulton se ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata pasi u lirua nga burgu pak kohë më parë.

 

Rezulton se Elton Metaj, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj për të marrë mjekim, ka shkuar në Greqi, duke regjistruar një tjetër vepër penale.

Këtë e ka konfirmuar dhe i ati i Elton Metajt, Bashkim Metaj i cili në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” tha se nuk e pengonte asnjë njeri të largohej.

“I kemi kërkuar falje familjes. Djali im ka qenë në Greqi. Nuk e pengonte njeri” – tha Metaj.

Ditën e djeshme, babai i Sabrina Bengajt deklaroi se vajza e tij ka pësuar dhunë fizike në shtëpinë e Elton Metajt. Këtë e ka mohuar i ati i këtij të fundit.

“Djalin e madh e kam martuar në moshë të pjekur. Vajzën e djalit e kam marrë në moshën 25-vjeçare. Nuk e mori djali im Sabrinën. Unë i kam dhënë gruas time leje sa i takon, por zot shtëpie jam unë. Sabrina nuk është rrahur asnjëherë. Gruaja ime nuk kishte të drejtë të edukonte 14-vjeçaren. Zoti Partizan nuk donte që djali im as të mbante mbiemrin tonë. I vendosi mbiemrin e vetë” – tha babai i Elton Metajt.

Partizan Bengaj, babai i Sabrinës thotë se nuk ka marrë asnjë informacion nga ana e Prokurorisë dhe gjykatës kur kjo e fundit vendosi për lirimin nga burgu Elton Metën.

Keni marrë informacion nga Prokuroria për daljen nga paraburgimi?

“Jo nuk kam marrë asnjë informacion” – tha babai i Sabrinës.

Më herët në studio, i ati i Sabrinës ka mohuar akuzat e Elton Metajt, i cili në gjykatë u shpreh se është kërcënuar vazhdimisht nga ish-vjehrri.

Partizan Bengaj: Telefoni im në datën 1 kam qenë në Itali, nuk kam kërcënuar njeri. Telefoni im është nën prokurë që nuk  mund ta kontrollojë njeri. Meqënëse ka deklaruar se do marrë armën, nga kush do të mbrohet në shtëpinë time. Këta janë bukë shkelur. Unë bëra divorcing e vajzës dhe nuk më interesonte më se çfarë bënte. Absolutisht, me një pis të tillë nuk e duan as qentë e rrugës. Eltonin e kam mbajtur si dhendër. E ëma e ka ditur mirë, më mirë mos ta dalin më në televizion. Kush kanë qenë ata policë që kanë firmosur. Derisa ka ikur ime bijë. Unë me këta lloj plehrash nuk dua të kem asnjë lloj komunikimi. I kam dhënë urdhër familjes që ta lejojë të takojë fëmijën e vogël.

Bashkim Metaj: Mund të shpjegoj unë.

Partizan Bengaj: Nuk ke çfarë të shpjegosh. Njëherë deklaron se armën e ka gjetur në shtëpi, më pas thua që e ka blerë. Nuk keni dinjitet dhe nuk duhet të dilni në televizor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura