Detaje nga operacioni në Lezhë, çfarë gjeti policia në banesën e 26-vjeçarit. Ishte marrë informacion se ai mbante…

Dec 2, 2020 | 9:53
SHPËRNDAJE

ff1ff982-a5f0-43d1-b475-13bd69235c28

Policia e Lezhës ka sekuestruar 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak ndërsa vuri në pranga një 26-vjeçar si poseduesi i tyre.

Operacioni i koduar “Diga” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Mirditë.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura