Detaje nga hetimet/ Ja motivi pse u vra 25-vjeçari që u gjet i hedhur në rezervuar (video)

Jun 17, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë që u zbulua pak ditë më parë, ku trupi i të riut u zbulua në rezervuarin e Gjançit.

Gazetarja e Panorama bën me dije se burimet zyrtare nga prokuroria e Korçës thonë se 25-vjecari Fridman Xhaferraj është vrarë në Korçë dhe më pas trupi i tij eshte hedhur në rezervuar.

Sipas prokurorise Xhaferraj eshte larguar nga shtepia ne daten 22 maj, nje dite pas ndryshimit te mases se sigurise nga arrest me burg ne arrest shtepie.

Ne daten 23 maj, policia ka shkuar ne shtepine e 25 vjecarit per te kontrolluar zbatimin e mases se sigurise, por nuk e ka gjetur.

“Panorama” mëson se vëllai i ka deklaruar policisë që i riu ishte nisur per te punuar ne Greqi me disa persona te tjere.

Burime te prokurorise pohuan se 25-vjecari është vrare për larje hesapesh dhe shkak i krimit janë bërë konfliktet e mëparshme të viktimës.

“Panorama.al” mësoi se autor i dyshuar i vrasjes është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B . Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim.

LEXO EDHE

Identifikohet 25-vjeçari që u gjet i pajetë në rezervuar/ Ja vepra penale për të cilën akuzohej (VIDEO)

Dhunuan dhe hodhën në rezervuar të riun/ Identifikohen autorët e dyshuar të krimit. 25-vjeçari u gjet me duar të lidhura. Ja pistat e hetimit

Si u vra 25-vjeçari nga Lushnja dhe më pas…Policia zbardh krimin: Dyshohet për pazare droge. Fridman Xhaferraj u torturua për vdekje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura