Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit/ Piu kafe, më pas doli nga lokali dhe…Si u qëllua me armë silenciator 66-vjeçari (FOTO)

Feb 25, 2021 | 20:40
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në zemër të Tiranës, pranë “Piramidës”, ndërsa Panorama.al ka siguruar edhe foton e viktimes.

behar sofia
Behar Sofia, biznesmeni i vrare

Mësohet se 66-vjeçari fillimisht ka pirë kafe në qendrën tregtare në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe më pas ka dalë në rrugën kryesore. Por sapo ka dalë atje, është qëlluar me dy plumba nga një armë me selinciator.

Kamerat e sgiurisë të lokalit mësohet se janë sekuestruar nga policia, ndërsa 66-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Sofia kishte edhe disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me një armë sileniciatore.

Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE: 

EMRI/ U qëllua me armë silenciator pranë “Piramidës”, ndërron jetë në spital i plagosuri

Kush është biznesmeni nga Berati, i cili u vra me armë silenciator! Çfarë thotë policia për ngjarjen

U ekzekutua në atentat mafioz në Tiranë, detaje nga e shkuara e viktimës

Atentati ndaj 66-vjeçarit/ Policia kontrolle në banesën e viktimës. Autorët dyshohet se janë në…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura