Detaje nga ekzekutimi i 50-vjeçarit/ U qëllua nga afër me plumb në kokë, gruaja pa gjithçka. Si ndodhi vrasja

Oct 26, 2020 | 8:13
SHPËRNDAJE

50-vjeçari nga Fieri Ahmet Toska u vra me armë zjarri në kokë pranë pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij.

vrasje ne fier

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gruaja e ka parë të gjithë skemën e vrasjes.

Pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Mësohet se Ahmet Toska ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë, ndërkohë që personi ende i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër në kokë.

Policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

LEXO EDHE:

Vritet me armë zjarri një person. Informacionet e para të policisë

U gjet i vrarë me armë zjarri, identifikohet viktima (EMRI)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura