Detaje nga aksidenti i rëndë/ Nëna dhe djali që humbën jetën pasi makina ra në lumë po shkonin në spital, 6-vjeçari me vigon në dorë (pamjet)

Jun 27, 2022 | 15:11
SHPËRNDAJE

Detaje të trishta janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Berat këtë të hënë, ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në lumë.

Deshmitaret ne vendin e ngjarjes kane thene se djali i mitur 6-vjeçar ka pasur një vigon në dorë. Gazetarja e News24, raportoi se nisur nga itinerari qe po ndiqte mjeti, dyshohet se nëna dhe vogëlushi kanë qenë duke shkuar në spital per te marre serum.

Kane qene banore te zones qe kane shkuar per ndihme per te nxjerre trupat nga lumi dhe makina te cilet kane thene se ne momentet e para pas aksidentit, vetem djali ka pasur shenja jete.

Por pasi kane mberritur ne spital, ata jane konfirmuar te vdekur.

Nga raportimet e para, mjeti ka qene me shpejtesi te larte dhe ka demtuar dhe kangjellat e rruges, duke perfunduar ne lume.

Sipas policisë, nëna e cila ishte në timon ka humbur kontrollin e mjetit për arsye të paqarta, duke përfunduar në lumë.

Blutë konfirmuan se nënë e bir humbën jetën.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura