Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dyshohet si shkak i sherrit shpërndarja e parave për vota, e plagosur edhe një efektive e “Shqiponjave”

Apr 21, 2021 | 15:13
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku militanti i PS-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri në lagjen “5 maji”.

Raportohet se kanë mbetur 4 persona persona të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit, Elton Budinaku, dhe një efektive e Forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë.

Efektivja Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes. Raportohet se dhëndrri i Xhuvanit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa efektivja që ka marrë një plumb në këmbë është jashtë rrezikut.

ekspo

Grupi që dyshohet se fshihet pas ngjarjes së rëndë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.

Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u vra pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”.  Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura