DETAJE/ Gjendet mjeti i djegur në aksin Lushnjë-Berat, dyshohet se u përdor për atentatin në Lushnjë

Oct 11, 2017 | 19:14
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje zbulohen nga atentati i ndodhur në qendër të Lushnjës.

foto ilustruese
foto ilustruese

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se një makinë është gjetur në aksin rrugor Lushnjë –Berat, në afërsi të vendit të quajtur “Çukas”, e cila dyshohet të jetë makina e atentatorëve.

Nga atentati mbetën të vratë dy persona, njëri Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, të dy të folur si miq të Aldo Bares. Po ashtu  i plagosur ka mbetur Marius Xhepexhiu dhe një kalimtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura