(Detaje + Foto)/ Ja roli që kishte Dritan Sinani, i arrestuar për grabitjen e bankës në Tiranë

Mar 17, 2017 | 16:45
SHPËRNDAJE

Kanë dalë foto e dy te prej të dyshuarve që kanë marrë pjesë në grabitjen e parave të një banke në afërsi të Rinasit. Foto i përkasin autorëve të dyshuar Admir Murataj dhe Dritan Sinani.

17360825_10212335461727448_341865495_n

Dritan Sinani, i arrestuar tri ditë më parë, dyshohet se është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura në grabitjen e Rinasit me 9 shkurt të këtij viti.

Po ashtu, sipas policisë së Tiranës, ai dyshohet se ka përgatitur shpërthimin e burgut të Trikallës në Greqi, në mars të vitit 2013, duke furnizuar me arme te burgosurit shqiptare qe drejtoheshin nga Ilir Kupa.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Klement Çala e Admir Murataj që konsiderohet si kreu i grupit që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar – Rinas.

Ndërsa Ilir Kupa e disa të arratisur të tjerë nga burgu i Trikallës u benë pjesë e grupit të Babagjyshëve, përgjegjës për dhjetëra grabitje te armatosura te dyqaneve te floririt, një prej të cilave përfundoi me vrasje, në Dibër te Madhe të Maqedonisë.

Në nëntor të vitit 2015, Sinani u kap me një sasi droge Kanabis Sativa nga policia, ndërsa lënda narkotike dyshohet se synohej të trafikohej në Greqi me autobus.

43-vjeçari, kishte hyrë në lidhje fillimisht me Admir Muratajn, pasi gjatë kohës që udhëtonte në Greqi si shofer i një linje autobusësh, i dërgonte porosi të ndryshme Muratajt nga familja e tij qe gjendej në Shqipëri.

Ai i kishte ruajtur marrëdhëniet me Admir Muratajn dhe një pjesë të personave me të cilët me 9 shkurt sulmoi blindin e një banke të nivelit të dytë duke marre 3.2 milion euro.

43-vjeçari Sinani, u arrestua nga policia të martën në mbrëmje bashkë me Aleksandër Muratajn. Deri më tani numri i anëtareve të arrestuar te këtij grupi ka arritur ne 9, shkruan tv klan.

17238564_10212335461767449_1952420111_n

 

Kush i tradhëtoi bashkëpunëtorët e grabitësve në Rinas

Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe të biznesit të Dash Kupës, kanë tradhetuar grupin që në dy raste grabitën mjetet e transportit të parave të bankës.

ABC News ka mësuar se pas përfundimit të akt-ekspertimeve të kamerave të sigurisë, të marr nga serveret qendror të shtëpisë së Muratajt dhe bizneset e Kupës, janë identifikuar personat që kanë marr pjesë në grabitje.

Referuar këtyre pamjeve, prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet të cilët u ekzekutuan, duke prangosur shtetasit Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Sipas akuzës, dy të dyshuarit Murataj dhe Sinani janë fiksuar nga këto kamera sigurie, në takimet e zhvilluara para grabitjes dhe gjatë gjithë ditës së 9 shkurtit, kur edhe u krye grabitja e dytë në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Në këto pamje, të dyshuarit janë fiksuar duke transportuar edhe çantat, ku mendohet se ishin parat e grabitura. Sipas prokurorisë, Aleksandër Murataj, vëllai i të shpallurit në kërkim Admir Murataj dyshohet se nuk ka marr pjesë në grabitje direkt, por ka ndihmuar grabitësit si në vëzhgimin e mjeteve ashtu edhe pas grabitjes, duke i shoqëruar me makinë.

Ndërkohë i dyshuari Dritan Sinani, mendohet se ka marr pjesë në grabitje, por si shofer i njër prej dy foristradave që u përdoren gjatë grabitjes së 9 shkurtit. Gjithashtu, Sinani rezulton se është dënuar kohë më parë nga prokuroria për krime të rënda për trafik droge të mbetur në tentativë, pasi është arrestuar duke tentuar të kaloi nga porti I Durrësit një sasi të konsiderueshme hashashi me autobusin, ku ishte punësuar si shofer.

Burimet thonë se prokuroria ka dorëzuar kërkesat në gjykatë, ku kërkon që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Sipas akuzës, gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat, duke rezervuar të drejtën për të fol në një fazë tjetër gjatë hetimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura