Detaje/ Atentati në Lushnjë, ja çfarë po bënin viktimat në momentin kur u qëlluan

Oct 12, 2017 | 9:36
SHPËRNDAJE

Janë zbuluar detajet e para rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjës.

Jurgen hoxha zamir latifi
Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë 27 vjeçari Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Marjus Xhepexhiu. Por nga të shtënat i plagosur ka mbetur dhe kalimtari Bujar Turku.

jurgen hoxha zamir latifi

Djemtë po qëndronin pranë një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Çeleve. Thuhet se nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti, ku ndodhej një person me maskë dhe me një kallashnikov ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve.

Fill pas kësaj ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autorët kishin informacin të sakta që ata qëndronin çdo pasdite për kafe te i njëjti vend.

atentati lushnje

lushnie i shtrire ne toke

lushnjeee

lishnje

Zamir LatifiJurgen Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura