Dështon votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar në Kuvend, Meta: Nuk janë 84 deputetë, mungon Spartak Braho

Jul 2, 2015 | 20:58
SHPËRNDAJE

Maxhoranca nuk arrin shumicën e cilësuar prej 84 votash në Kuvend. Kryeparlamentari Ilir Meta shtyu për në seancën e ardhshme plenare miratimin e ndryshimeve në Kodin Rrugor për mungesë kuorumi. “Kërkohen 84 deputetë të pranishëm, këtu nuk janë, kështu që shtyhen. Mungon zoti Braho, iniciues i këtij ndryshimi.”,-deklaroi Meta.

Ilir Meta ne seance plenare

Ndërsa në axhendë ishte votimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. Në seancën e së enjtes shprehje mendimi për këtë projektligj kishte edhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare.

Në votimin e së enjtes u konstatuan 77 vota nga mazhoranca, ndërsa projektligjet e tjera që ishin në rendin e ditës kaluan me shumicë absolute votash.

Më herët, mazhoranca ka shtyrë edhe disa projektligje të tjera për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend. Edhe pse pjesë e shumicës qeverisëse janë bërë edhe çamët e PDIU-së, mesa duket edhe 4 deputetët e saj nuk arrijnë të formojnë kuorumin e nevojshëm për votimin e ligjeve në Kuvend.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura