Dështon sërish seanca ndaj imamëve të vetëshpallur

Oct 13, 2015 | 10:04
SHPËRNDAJE

Ka dështuar sërish seanca e rradhës tek Krimet e Rënda ndaj imamëve të vetëshpallur.

Seancën e shkuar, gjykata caktoi avokatë kryesisht për të pandehurit, por ata kanë refuzuar sot.

Të akuzuarit për rekrutime në Siri në Gjykatë
Të akuzuarit për rekrutime në Siri në Gjykatë

Në momentin që erdhi rradha e dëshmisë, së dëshmitares që i ka zemëruar xhihadistët, me shprehjen e saj fyese kundër myslimanëve, Prokurori tha se do të vijohet me një dëshmitare tjetër sepse ajo e para nuk ndihej mirë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Kaq ka mjaftuar që i pandehuri Bujar Hysa, të ngrihet dhe të kërkojë dëshminë e zonjës së parë.

“Ç’janë këto mashtrime, ne nuk i hamë këto” tha ai. Në këtë moment, trupi gjykues e ka nxjerrë jashtë Hysën për mosbindje dhe ëkshtu ka dështuar edhe seanca e sotme ndaj imamëve të vetëshpallur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura