Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, asnjë kandidaturë në Kuvend

May 23, 2022 | 20:26
SHPËRNDAJE

Ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të republikës.

Deri në fund të seancës së sotme plenare, në Kuvendin e Shqipërisë nuk është dërguar asnjë kandidaturë.

Palët u tërhoqën nga një marrëveshje mes keqkuptimesh e arritur javën e kaluar në konferencën e kryetarëve ku PD kërkonte firma nga PS për kandidatët e saj.

Maxhoranca ka paralajmëruar se nuk do të sjellë emra në tryezë deri në dy raundet e fundit, duke e lënë topin në fushën e opozitës edhe në raundin e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura