Dështojnë projektet për kthimin e serbëve, humbin mbi 2 milionë euro

Nov 25, 2017 | 9:15
SHPËRNDAJE

Organizatat e ndryshme të huaja dhe Qeveria e Kosovës kanë investuar mbi 2 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të serbëve në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë.

veri-1

Familjet serbe që jetojnë në veri të Mitrovicës, shumë prej tyre në banesa të uzurpuara të shqiptarëve, përveç që nuk janë kthyer kurrë për të jetuar në pronat e tyre, ata vetë i kanë demoluar shtëpitë e disa edhe i kanë shitur.

Mbi 2 milionë euro që janë dhënë për ndërtimin e shtëpive të serbëve kanë shkuar huq pasi që serbët e disa fshatrave të komunës së Vushtrrisë, të cilët pas përfundimit të luftës kanë ikur në veri të Kosovës dhe në pjesë të ndryshme të Serbisë, ndonëse u janë krijuar kushte ideale për jetë të qetë në pronat e tyre prej nga kanë ikur, nuk janë kthyer kurrë për të jetuar aty ku kanë pasurinë dhe pronat.

Komuna e Vushtrrisë dhe organizata të ndryshme të huaja janë përkujdesur që serbëve të zhvendosur t’u ndërtohen shtëpitë dhe përveç ndërtimit shtëpitë e tyre janë mobiluar si dhe. ZERI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura