Dështimi për ta votuar Demarkacionin- Ku kanë mospajtueshmëri partitë?

Feb 23, 2018 | 8:19
SHPËRNDAJE

Ka dështuar seanca e thirrur të enjten për ta shqyrtuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo për shkak se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e saj.

5a079245-a03d-40b2-b3f3-c85ab352a922-cx0-cy8-cw0-w1023-r1-s_1519369097-8392293

Kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje është shprehur sërish lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lista Serbe.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në “Pakon e Demarkacionit” të përfshihet vetëm Marrëveshja e Vjenës dhe marrëveshja e presidentit të Kosovës dhe të atij të Malit të Zi, por jo edhe raporti i Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi (raport ky i cili vlerëson se marrëveshja e 26 gushtit 2015 është e dëmshme për Kosovën). Por kundër kërkesës së LDK-së ka dalë partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan “Zëri”.

Kështu, AAK-ja ka kërkuar që në këtë pako të përfshihet edhe raporti i Bulliqit, përndryshe kjo parti ka paralajmëruar votë kundër.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se po punohet që deri të mërkurën të ratifikohet Demarkacioni, ndërsa është shprehur i bindur se deri në fund të vitit kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura