Dështimi në eliminatoret e Botërorit, Italia kënaqet me 3 miqësore “big”

Dec 7, 2017 | 16:21
SHPËRNDAJE

Zhgënjimi i thellë për mospjesëmarrjen në Kupën e Botës duket së është lënë pas krahëve nga Italia. Në pritje të trajnerit të ri që do të pasojë Venturën, të kaltrit kanë zyrtarizuar një tjetër miqësore luksi.

italia

Pas Argjentinës dhe Anglisë, Italia do të përballet edhe me Francën më 1 qershor të 2018 në “Alianz Riveira” të Nisës.

italia

Sa u përket përlasjeve me Francën, Italia ka një bilanc pozitiv me 18 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje. Miqësorja me Argjentinën do të zhvillohet në 23 mars në Bazel, ndërsa ajo me Anglinë në 27 mars në “Wembley”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura