“Dështimi më i madh i qeverisë ai me të rinjtë”- Basha nga Elbasani: Zotimi im numër 1 dhe i PD, kthimi i shpresës

Nov 4, 2019 | 17:28
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-s, Lulzim Basha, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, është ndalur sot në Elbasan, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë.

Gjatë një takimi të hapur për mediat dhe pa regji qendrore, Basha tha se ata janë më të neglizhuarit nga qeveria, ndërsa theksoi se dështimi më i madh i kryeministrit është dështimi me të rinjtë.

5fec4f9f-5ebf-46cb-bc9c-f3ba51aa911a

Basha tha se Shqipëria është një vend i bekuar, ndërsa u shpreh se zotimi numër 1 i tij dhe i PD është kthimi i shpresës.

Rinia është më e neglizhuara dhe dështimi me rininë është dështimi më i madh i kësaj qeverie i këtij kryeministri. Me pamundësinë për arsim, me gjendjen jashtëzakonisht të dobët të financave familjare, mund të themi që dështimi numër një i kësaj qeverie është dështimi me rininë. Sa herë që rinisë shqiptare i jepte mundësia ata shkëlqejnë njësoj si të rinjtë europian. Kjo i ka detyruar të rinjtë t’i drejtohen vetëm një shtegu, emigracionit. Nuk ka pse të jetë kështu.

Jetojmë në një vend të bekuar, plot me pasuri dhe pasuria më e madhe është rinia. E vetmja gjë që na mungon është një qeveri që ka vizionin dhe dëshirën për të mbështetur investimet e huaja, të cilat janë gati. Zotimi kryesorë i imi dhe i PD-së, është të kthejmë shpresën në vendin tonë. T’ju japim ju mundësinë për vende pune dhe mbi të gjitha duke bërë të mundur të ndryshojmë këtë vend që i ka të gjitha shanset dhe ju të zgjidhni të qëndroni këtu dhe të ndërtoni familjet tuaja këtu, në vendin tuaj”, tha Basha.ba83c12c-181e-4d39-bcdc-69bef385006c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura