Dështimi i referendumit, reagon Zaev: Nuk tërhiqem, kam detyrim që këtë proces ta çoj përpara

Oct 1, 2018 | 9:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e fundit deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet por se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kaloj në procedurë parlamentare, e në rast se nuk siguron 2/3 e votave, nuk përjashton mundësin e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas Zaev fundi i nëntorit do të ishte datë e përkryer.

zaev-0907-1_1536680842-3453710

“Parlamenti e ka radhën, dhjet ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Zaev./AlsatM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura