“Dështimi i Këshillit Politik, i qëllimshëm nga ana e Ramës”/ Mediu: Po përdor deputetë. Ja çfarë diskutuam më Bashën

Sep 24, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Aleatët e Partisë Demokratike akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka nisur përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve. Në një intervistë për gazetën “Panorama” kreu i PR, Fatmir Mediu shprehet se drafti i propozuar nga maxhoranca në këshillin politik për listat dhe për koalicionet dëshmon qartë se qëllimi i kreut të qeverisë nuk është që të rris demokracinë duke hapur listat por që të heq koalicionet tradicionale.

5cb603e4991e7Fatmir Mediu

Teksa bëri një kronologji të ngjarjeve, Fatmir Mediu tha se dështimi i Këshillit Politik është i qëllimshëm nga ana e kryeministrit Rama.

Mediu tha se me Bashën diskutuan rreth letrës i është dërguar ODHIR, që sipas tij është e drejtë dhe e konsultuar dhe më partnerët ndërkombëtar. Sipas tij është diskutuar edhe për të organizuar opozitën për tu përballur me skenarin më të keq të manipulimit të zgjedhjeve

Këshilli politik po dështon të gjejë një konsensus për  koalicionet dhe hapjen e listave, sipas jush a duhet te çojë opozita një draft?

Fatmir Mediu (Kryetar i PR): Dështimi i reformës zgjedhore dhe Këshillit politik si pjesë e këtij procesi është i qëllimshëm nga ana e Ramës. Si asnjëherë tjetër Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës nuk ka bërë reformë zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Ka shkelur çdo mundësi për konsesus dhe marrëveshje politike me opozitën dhe ndërkombëtarët me qëllim që të garantojë fitoren në turmës dhe të legjitimojë manipulimin e zgjedhjeve. Le ti kthehemi kronologjisë së ngjarjeve;
1-Rama përdor grupet kriminale dhe Administratën për manipulimin e zgjedhjeve 2017 (vërtetuar kjo nga raporti ODHIR dhe media ndërkombëtare)
2-Rama mbas deklarimit të opozitës për largim nga parlamenti i heq opozitës në kundërshtim me ligjin mandatet
3-Përjashton opozitën nga komisjonet zgjedhore të zgjedhjeve vendore në kundershtim me ligjin
4- Dhe pse vetëm në zgjedhje manipulon rezultatin e votimi( Raporti ODHIR)
5-Tenton që me reformën zgjedhore ti heq opozitës komisjonerët në zgjehdhje dhe ti zëvendesojë me militantë nga administrata politike e PS
6-Miraton marrëveshjen në 5 Qershor me bekimin e ndërkombëtarëve dhe e shkel atë në mënyrë të njëaneshme duke propozuar ndryshime kushtetuese të përgatitura prej tij dhe prezantuar nga deputetë që nuk përfaqësojnë opozitën
7-Bën ndryshimet kushtetuese për qëllime politike për të ndaluar koalicionet dhe bashkimin Kundër regjimit të tij korruptiv me një praktikë që se ka bërë as Putini në Rusi e jo më një vend anëtar i NATO-s apo pretendent për BE.
8- Mashtron se do hap listat dhe i mbyll ato duke këmbëngulur në mënyre antikushtetuese se do ndaloje koalicionet.
9-Nuk i drejtohet ODHIR siç përcaktohet në dokumentin e Janarit mbi të cilën u krijua Këshilli politik për reformën zgjedhore. Në konkluzion Rama ka filluar grabitjen e zgjedhjeve dhe opozita duhet të marrë masat për tu përballur me këtë regjim të korruptuar. Ndoshta një draft i opozites mund të bëjë më të qartë pozicionin tonë përballë shqiptareve dhe ndërkombëtarëve.

Ndërkohë në mbledhjen e konferencës së kryetareve në kuvend u futën në rend dite dy draftet për hapjen e listave, që do të thotë se kodi mund të ndryshoj pa konsensusin e opozitës politike, çfare do bëni ju nëse kjo bëhet fakt?

Fatmir Mediu: Ky është një veprim tjetër skandaloz që tregon se Rama nuk do ndalet në rrugën e tij të manipulimit dhe grabitjes së zgjedhjeve, grabitjes së lirisë dhe ekonomisë së shqiptarëve. Përdorimi i turpshëm i deputetëve që s’dinë çfarë përfaqësojnë dhe votojnë kundër interesave të vendit tregon gjendjen e mjerueshme të parlamentit dhe dëshpërimin e Ramës.

Pas mbledhjes së këshillit politik, kryedemokrati Basha ju thirri ju si aleatë në nëj takim, çfarë diskutuat? A diskutuat për një plan “b” nëse listat “hapen” në këtë formë dhe koalicionet hiqen?

Fatmir Mediu: Diskutuam rreth letrës së drejtë që i është dërguar ODHIR, letër e konsultuar dhe më partnerët ndërkombëtar. Po ashtu u diskutua po ashtu edhe për të organizuar opozitën për tu përballur me skenarin më të keq të manipulimit të zgjedhjeve

Si do të hyjë në zgjedhje opozita e bashkuar nës nuk lejohen koalicionet tradicionale?

Fatmir Mediu: Opozita së pari duhet të bëjë një pakt politik duke përcaktuar qartë qëllimet e saj dhe institucionalizuar bashkëpunimin e saj politik. Duhet të përcaktojë dhe një platëformë të qartë qeverisje bazuar mbi kontributet e çdo Partie politke duke tejkaluar interesa të vogla dhe duke parë interesin e një qeverisje të aftë që e çon vendin drejt Bashkimit Europian brenda mandatit të saj qeverisës. Po ashtu duhet të ndërtojmë taktika elektorale që në rrugën tonë të ndryshimit të përfshijmë dhe marrim mbështetje nga e djathta dhe e majta, nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura