Dëshmon vajza e badigardit shqiptar: Im atë u vra për hakmarrje, ja ç’ndodhi

Jan 20, 2018 | 13:20
SHPËRNDAJE

Zhvillime te reja ne procesin gjyqesor që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden per vrasjen e nje shqiptari per hakmarrje që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede.

vrasje

Ne gjyq ka deshmuar vajza 19 vjeçare e viktimes, e cila ka konfirmuar atë që supozohej: se vrasja ka ndodhur per gjakmarrja, shkruan nord24.de.

E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai tashmë i vrarë i dëshmitares, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali.

Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës dhe ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje, transmeton albinfo.ch.

Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj…

Gjate varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të merrte hak. Ky dhe personi i vrarë janë kushërinj të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit.

Ndërsa vajza ne deshmine e saj tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mnbrapsht nga familja e të riut të vrarë”.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit.

Edhe pas kësaj kishin shtuar përpjekjet për të arritur pajtimin, pasi familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja.

Por, më 9 janar 2017, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore. Procesi vazhdon më 25 janar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura