Dëshmitë/ Ja se si humbën jetën tragjikisht dy shqiptarët që u hodhën nga trageti

Mar 26, 2015 | 22:43
SHPËRNDAJE

Britani- Një emigrant i paligjshëm shqiptar vdiq pasi u godit nga nje helike e tragetit, e cila kishte formen e hanxharit, pasi u hodh në përpjekje për të shmangur dëbimin nga Britania.

foto e publikuar ne lajm nga Daily Mail

Sipas mediave angleze, shqiptari Artur Doda, 24, humbi jeten së bashku me bashkeatdhetarin tjeter Leonard Isufaj, 27-vjeç, pasi u hodhen nga një nga anijet më të mëdha botërore, disa minuta pasi ajo kishte dalë nga brigjet britanike. Çifti thuhet se ishte shume afer portit të Harwich, Essex, kur ata vendosën të leshoheshin në det. 

Në një hetim gjyqësor, është thene se te dy shtetasit shqiptare, të cilët ishin duke u dërguar në Holandë, ishin vetëm 500 metra nga porti, por sipas mediave, edhe një notar i lojerave olimpike do të ishte perpjekur shumë për të notuar përmes rrymave qe kishte ne det.

Incidenti, i cili ndodhi në shkurt të vitit të kaluar, erdhi pasi dy shqiptaret kishin mbërritur në Britani të Madhe me 13 udhëtarë te tjere të fshehur në pjesën e prapme të një kamioni në një traget mallrash. Ata besohet se ishin pjesë e një grupi që kishin hyre në automjet pa dijeninë e shoferit.

Pas seances gjyqesore qe eshte zhvilluar sot, raporton “Daily Mail”, mjeku ligjor tha se incidenti ishte pjesë e ‘një panorame të madhe të emigracionit”.

Mesohet se automjeti ishte zgjedhur rastësisht për t’ju nenshtruar kontrollit me rreze X, pasi kishte hyre në port gjashtë orë më herët. Pas kontrolleve të Agjencisë Kufitare, të gjithë, u dërguan përsëri në tragetin Stena Britannica ne te njëjtën ditë, per në Hook të Holandës. Por, rreth orës 10:00, është raportuar kapitenit se dy emigrantët ishin hedhur nga anija.

Isufaj, i cili vdiq nga mbytja, u gjet më 20 mars 2014 në një plazh në Felixstowe. Ai ishte identifikuar nga shenjat e gishtave të marra gjatë dëbimit të tij nga agjentët e Forcave të Kufirit.

Trupi i dekompozuar keq i zotit Doda u gjet duke lundruar në Detin e Veriut më 29 prill 2014, dhe u mund të identifikohej vetëm me ADN nga nëna e tij në Shqipëri. 

Të dy burrat ishin deportuar nga Porti Ndërkombëtar Harwich ne Essex, per në Holandë

Inspektori Christopher Willis, ka thene ne gjykate:  ‘Për të notuar drejt tokës me ato dallgë dhe temperature te ujit, do të kishte qenë afër të pamundures edhe per një notar te lojerave olimpike, i cili do ta kishte te vështire”.

Sipas tij, temperatura e detit prej rreth 7C, do të thotë se kushtet ishin praktikisht te pamundura per te mbijetuar.

Pathologu Dr Ian Calder, i cili kreu një ekzaminim pas vdekjes mbi Doden, i përshkroi lëndimet e tij duke thënë: “Kishte një prerje shumë të fortë në të gjithë rruazat vertebrore me një teh të mprehtë, te lakuar. Kjo është lloj i lëndimit qe merret nga një hanxhar”,0 tha ai.

Mjeku ligjor Eleanor McGann regjistroi një përfundim se të dy burrat vdiqën nje menyre aksidentale.

‘Dëshmite sugjerojne që ata ishin duke synuar për të notuar përsëri në Angli, diçka që menduan se e kishin afër”.

Duke folur pas seances gjyqesore, kushëriri i Isufajt, Besnik Vata, 33, nga veriu i Londrës, tha se rasti theksoi gjendjen e shumë emigrantëve të tjerë.

“Ata kishin ardhur në Britani të Madhe për një jetë më të mirë dhe duket se ata ishin të vendosur për të qëndruar. …Ka shumë njerëz në të njëjtën situatë dhe ata janë vetëm të dëshpëruar. Unë mendoj se duhet të ketë siguri më të mirë për të ndaluar këtë të ndodh për shkak se ata janë jo vetëm emigrantë, ata janë njerëz mbi te gjitha”,- tha Vata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura