Dëshmitarja u tha ‘mjekërcjepër’, të akuzuarit ikin nga gjyqi: Të na kërkojë falje

Oct 6, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Dështon sërish seanca ndaj të akuzuarve si xhihadistë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të akuzuarit kërkuan që dëshmitarja që seancën e shkuar i akuzoi “mjekercjeper” të kërkonte falje, duke e bërë kët ndjesë kusht për vazhdimin e seancës.

GJYQI-XHIHADISTET-MBULIM_7
Dëshmitarja është bashkëshortja e shtetasit Mustafa Kuçi, për të cilin gruaja thotë se imami i akuzuar e ka dërguar në Siri. 

Shtetasi Mustafa Kuçi dyshohet se lufton në Siri përkrah xhihadistëve, dhe bashkëshortja e tij u thirr në Gjykatë seancën e kaluar për të treguar si u rekrutua burri i saj.

Por në dëshminë e saj, bashkëshortja e Kuçit ka treguar sesi u “mashtrua” burri i saj me 500 euro, ndërsa përdori edhe shprehet “myslimanë mjekërcjapë”. Madje gjatë dëshmisë së shkuar ajo akuzpoi imamin Balla se i kishte thënë burrit t’ja priste kokën nëse ajo nuk pranonte të mbulohej.  

Kjo shprehje nuk u prit mirë nga të akuzuarit të cilët braktisën sallën e gjyqit. E njëjta situata ka ndodhur edhe seancën e sot, ku të akuzuarit kërkuan që dëshmitarja t’u kërkonte falje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura