Dëshmitari: Nëse nuk do ndërhynin banorët do të kishte shumë viktima

May 27, 2016 | 17:20
SHPËRNDAJE

Një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes së ndodhur sot në Krujë ku një autobus me pasagjerë u përfshi nga flakët ka rrëfyer momentet e tmerrit.kruje2

Indrit Kurti në një lidhje telefonike për “Ora News”, tregon se pas shpërthimit në flakë të autobusit, disa të rinj bënë të mundur thyerjen e xhamave me lopata duke bërë të mundur shpëtimin e pasagjerëve që ndodheshin brenda.

“Nëse rast se banorët nuk do të kishin ndërhyrë aty do të kishte shumë viktima”, tregon i riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura