Dëshmitarët rrëfejnë skenat e “ferrit” në spitalin që u shkrumbua nga flakët në Tetovë: Disa nga pacientë po digjeshin, të tjerë ishin pa vetëdije! (VIDEO)

Sep 9, 2021 | 17:26
SHPËRNDAJE

Të paktën 14 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e tragjedisë në Tetovë, ku u shkrumbua në flakë një spital Covid.

Media Alsat.mk sjell dëshmi të familjarëve të të mbijetuarve në spitalin modular të Tetovës.

deshmia

Në intervistën e parë është dëshmia e një 20-vjeçari që ka shpëtuar babain e tij, ndërsa intervista e dytë është një dëshmitare okulare, që ka parë me sy skenën pasi po kujdesej për nënën e saj.

Isha te dhoma e motrave, zjarri nuk ka shkuar 2 minuta, një minutë më shumë. I kam parë pacientët me krevat të djegur, disa ishin pavetëdije. Shumë keq, shumë rast i rëndë, shumë jemi prekur”, tregon ajo.

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, bën me dije për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar 5 prokurorë.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura