DËSHMIA/ Si e ndoqi shqiptari e më pas u tërhoq nga vrasja e Kusari-Lilës

Oct 2, 2015 | 20:13
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte paraqitur në gusht të këtij viti për herë të parë me mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës. E, deri tek kjo kishte çuar rrëfimi që një shtetas i Shqipërisë kishte bërë para Policisë, pak ditë para këtij evenimenti.

Dëshmitari ka rrëfyer se është paguar në shumën prej 60 mijë eurosh për ta ekzekutuar kryetaren e Gjakovës.

tropojani-q-euml-deshi-ta-quot-vras-euml-quot-mimoz-euml-n-video_hd

RTV Dukagjini ka parë raportin konfidencial të Policisë së Kosovës lidhur me rastin që së fundi e ka pranuar publikisht edhe vetë e para e Gjakovës.

Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, përkatësisht në Hotel Jakova, duke i ndjekur lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike.

Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.

Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tash Prokuroria të vazhdojë me procedurat. /RTV Dukagjini/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura