Dëshmia rrëqethëse e vajzës nga Fushë-Kruja: Si më abuzonin seksualisht, 16-vjeç më dhanë kokainë. Më kërcënonin se…

Jul 13, 2020 | 12:19
SHPËRNDAJE

U shfrytëzua seksualisht nga 4 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj, por ndërsa ka vendosur të flasë në banesë iu vendos tritol.dhuna

Bëhet fjalë për një 17-vjeçare që ka gjetur guximin të denoncojë dhunuesit. Në një rrëfim ekskluziv vajza tregon për “News 24” se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura