Dëshmia rrëqethëse e babait të 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë, arrestohen dy persona

Apr 18, 2018 | 8:50
SHPËRNDAJE

Ngjarja tragjike në një familje shqiptare që ndodhi një ditë më parë në ishullin Naxos në Greqi, ku një 4 vjeçare u mbyt në një pishinë, i ka tronditur të gjithë.

Nëna e saj e kishte marrë vogëlushen me vete në hotelin ku pastronte, por teka ajo ndodhej duke hekuros në bodrum, e bija luante në ambientin e jashtëm të hotelit, ku më pas ka rënë në pishinë duke gjetur vdekjen.

Policia greke ka arrestuar disa persona, ndër ta edhe prindërit e të voglës, për mospërkujdesje ndaj saj, por më pas i ka lënë të lirë.uysgvd

Ndërkohë ka nisur hetimi për pronarin e hotelit si dhe për personin që e mirëmbante pishinën. Mediat greke bëjnë me dije se hoteli nuk ishte hapur për turistët por stafi po bënte përgatitjet për sezonin,

Ndërkohë në një lidhje telefonike për emisionin e Tatiana Stefanidu, babai i vogëlushes, Danieli, është shprehur se janë të tronditur nga kjo ngjarje he se nuk e duan më jetën.

“Ishte vajza jonë e vetme. Atë na dha Zoti dhe na e mori prapë. Për ne nuk ka më jetë”, është shprehur ai ndërsa ka treguar se bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje shoku.

Sipas mediave greke, thuhet se 4 muaj ishte ndarë nga jeta edhe tezja e vogëlushes, duke e bërë edhe më të rëndë gjendjen psikologjike të nënës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura